Motorri humb kontrollin, përplas dy pushues në Himarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Motorri humb kontrollin, përplas dy pushues në Himarë

    Insajderi
    16 July 2022 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gomone që ka tentuar të dalë në breg, ka humbur kontrollin dhe ka plagosur dy pushues. Ngjarja ka ndodhur në Himarë.

    Çifti i pushuesve po qëndronte në breg kur është goditur nga mjeti lundrues. Burri ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa gruaja disa gërvishtje të lehta. I plagosuri gjendet në spitalin e Himarës.

    Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.

    Njoftimi i policisë:

    Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark