Në mesin e pesë kandidatëve, Kaltrina Kusari, motra e asamblistit të Vetëvendosjes në Gjakovë, Ermal Kusari është përzgjedhur nga komisioni vlerësues për t’u bërë profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, shkruan Gazeta Insajderi.
Komisioni vlerësues i përbërn nga tre anëtarë ka propozuar motrën e asamblistit të VV’së, Katrina Kusari si kandidaten që i plotëson kriteret në konkursin e hapur për profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sociale.
“Konstatohet: qe Raporti i Komisionit Vlerësues (recensues) me nr. prot. 007156 III dt. 26.08.2024 lidhur me pozitën 111/1te konkursit me nr.l)rot.OI11475 Ie dt. 10.07.2024 i plotëson kriteret dhe i njëjtin shpallet në buletinin c UFAOJ-se”, thuhet në vendimin që ka siguruar Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi ka mësuar se kandidatja e propozuar është motra e asamblisti të Vetëvendosjes në Komunën e Gjakovës, Ermal Kusari.
Insajderi ka kontaktuar rektoratin dhe vetë Kaltrina Kusarin për të mësuar nëse lidhja e vëllait të saj me politiken ka ndikuar në rrugën e saj për t’u bërë profesoreshë. Por, deri në publikimin e artikullit nuk janë përgjigjur.
/ Gazeta Insajderi/