Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një moment emocionues në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar një zonjë për përkushtimin e saj ndaj partisë.
Abdixhiku ka përshkruar se gjatë hapjes së fushatës dje, një zonjë e kishte drejtuar telefonin e saj për t’i transmetuar drejtpërdrejt tubimin atij që ishte i shtrirë në spital.
Ai ka zbuluar se burri që shfaqej në telefon ishte vëllai i saj, i cili ishte i shtrirë për shkak të një problemi shëndetësor.
Ai e ka përshkruar si një moment simbolik dhe një dëshmi të dashurisë së madhe që një motër ka për vëllain e saj, duke e lidhur këtë përkushtim edhe me angazhimin për atdheun dhe për LDK-në.
“Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!” ka përfunduar Abdixhiku në postimin e tij.