Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të marrin masa ndaj mediave, ku sipas saj kanë qëllime biznesore dhe shantazh politike.
Sipas Pacollit, kjo mundësi e ndërhyrjes dhe ndikimi në mediat kryesore është rritur kohëve të fundit.
“Një gjë shqetësuese që është përmendur në rezolutën e fundit dhe që nuk është përmendur viteve të mëparshme është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik”, ka thënë ajo.
Madje, Pacolli ka kërkuar edhe vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë që të identifikojnë edhe pronënësin e mediave.
“Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, u shpreh deputetja Pacolli.
Mirëpo, vëllai i Fitore Pacollit, Fitimi Pacolli është njëri prej personave që shokoi të gjithë me Fake News, duke përdorur grupin e tij të famshëm “mekryeministrin”.
Grupi në Facebook, “Me Kryeministrin”, ku ka mbi 300 mijë mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, ka për administrator vëllain e Fitore Pacollit dhe njëherit militanti i VV-së Fitim Pacolli.
Ky grup që kishte edhe administratore deputeten Fitore Pacollin kishte nisur linçimet ndaj mediave kosovare që nga formimi i tij.