Motra e drejtorit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës i cili është arrestuar nga Policia e Serbisë tha se familja e Nehat Thaqit nuk ka pasur shumë informacione për gjendjen e tij, pas arrestimit.
“Përmes ambasadës kemi kuptuar se është mirë, të premten e kemi marrë vesh këtë gjë, pasi as ne nuk kemi tjera informata”, ka thënë motra e tij për Indeksonline.
Me datën 29 shtator, është arrestuar Drejtori i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi në kufirin me Serbinë tek ‘Dheu i Bardhë’, nën dyshimin për terrorizëm.
Pas ndalimit policor prej 48 orëve, Thaçit iu shqiptua masa e paraburgimit për 31 ditë në burgun e Beogradit.