×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mourinho akuzon UEFA-n, pas ndeshjes së mbrëmshme me Luganon

    Insajderi
    24 July 2024 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jose Mourinho e nisi me fitore aventurën e tij tek skuadra e Fenerbahces.

    Ekipi turk arriti fitore si mysafir të Luganos 3:4, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League.

    Në këtë përballje fantastik ishte Edin Dzeko, i cili shënoi hat-trick.

    Trajneri i ekipit turk, José Mourinho, është ankuar për kushtet e fushës së lojës.

    Ai ka sulmuar UEFA-n për faktin se ndeshja u luajt në fushë sintetike.

    “Ne nuk donim të justifikoheshim para ndeshjes, por ishte e vështirë të luaje në një fushë sintetike, ishte e vështirë të përshtateshim. Lojtarët kishin vështirësi në driblimin. Është e papranueshme të luash në një sipërfaqe të tillë në nivelin e Champions League. Nuk doja që lojtarët e mi të vuanin nga kjo”, tha Mourinho.

    “Nëse duam të luajmë futboll në një nivel të lartë, kjo fushë sintetike nuk bën sepse driblimi i topit, rrjedha e topit kanë qenë faktorë efektivë në kuptimin negativ. Nuk e kuptoj pse UEFA lejon që futbolli të luhet në këtë fushë sintetike. Nuk e kuptoj pse një ekip i mirë si Lugano luan në këtë fushë”, tha më tej trajneri i Fenerbahce.

    Ndeshja kthyese mes Fenerbahces e Luganos zhvillohet më 30 korrik në Turqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark