Mourinho në listë për të marrë drejtimin e Brazilit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho në listë për të marrë drejtimin e Brazilit

    Insajderi
    07 April 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jose Mourinho është një nga emrat në listën e ngushtë për një nga postet më prestigjioze në futbollin botëror.

    Trajneri portugez ka pasur një karrierë legjendare, duke drejtuar disa nga klubet më të mëdha në Evropë.

    Megjithatë, deri më tani, ish-trajneri i Manchester United dhe Tottenham nuk ka drejtuar asnjë kombëtare. Por kjo mund të ndryshojë.

    Sipas raportimeve të Globo, Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) po shqyrton mundësinë për ta emëruar Mourinhon si trajnerin e ri të Brazilit, transmeton Insajderi.

    Në listën e kandidatëve për këtë post përfshihen gjithashtu Carlo Ancelotti, Jorge Jesus dhe Abel Ferreira.

    Duke qenë se Mourinho flet portugalisht, puna te Brazili mund të jetë një përshtatje ideale për të. Aktualisht, 62-vjeçari është në krye të Fenerbahçes, pas emërimit të tij verën e kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark