Jose Mourinho u shkarkua nga Roma, por ai duket se do të vazhdojë qëndrimin në Serie A.
Në fakt, pas shkarkimit me Romën pak ditë më parë pas humbjes ndaj Milanit në San Siro, trajneri portugez tashmë mund të gjente një punë të re në elitën e futbollit italian.
Pas kontakteve të ditëve të fundit, siç raporton gazeta angleze Il Times, Special One javën e ardhshme duhet të takohet me pronarin e Napolit Aurelio De Laurentiis.
Dëshira e trajnerit do të ishte që të vazhdojë eksperiencën në Itali dhe kjo është arsyeja pse ai është ende në Itali.
Mourinho po vazhdon të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe pas shkarkimit dhe këtë javë pritet të takohet me De Laurentiis.
Interesim për shërbimet e trajnerit portugez ka shfaqur edhe skuadra arabe Al-Shabbab, por duket se Special One preferon qëndrimin në Serie A. /Telegrafi/