Mozzik bëhet horë me orën fallco, publikohet audioincizimi ku punëtori i kompanisë "Richard Mille" tallet me veprimin e reperit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mozzik bëhet horë me orën fallco, publikohet audioincizimi ku punëtori i kompanisë “Richard Mille” tallet me veprimin e reperit

    Insajderi
    24 September 2025 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur Mozzik është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, pasi ora luksoze që ai prezantoi si origjinale të markës prestigjioze Richard Mille është konfirmuar se është e falsifikuar.

    Fillimisht, Dogana e Kosovës njoftoi se ora që Mozzik kishte deklaruar si origjinale rezulton të jetë kopje (false), duke hedhur dyshime mbi paraqitjen e tij publike.


    Debati mori hov edhe më të madh pas një publikimi në faqen e njohur Replica Watch Busters në Instagram, e cila shpeshherë denoncon raste të orëve të rreme të paraqitura si origjinale nga personazhe publikë.

    Në këtë faqe u shpërnda një video ku dëgjohet një audio-incizim i një telefonate me përfaqësues të dyqanit zyrtar të Richard Mille në Gjenevë, të cilët deklarojnë se nuk kanë asnjë informacion mbi “blerjen” e orës nga reperi kosovar.

    Në përshkrimin e videos, ndër të tjera thuhej: “Sapo u ktheva nga një telefonatë me dyqanin e Richard Mille në Gjenevë — të njëjtin ku Mozzik pretendonte se ishte ulur. Ata konfirmuan se modeli RM 56-01, që ai shfaqi, është i limituar në vetëm 10 ekzemplarë në botë, me vlerë rreth 2 milionë euro, dhe nuk është kurrë i disponueshëm për t’u blerë rastësisht. Megjithatë, këtu jemi, me Mozzikun që poston një kopje 500-euroshe dhe e paraqet sikur sapo ka dalë nga Gjeneva me një Richard Mille sapphire në dorë. Kjo nuk është vetëm qesharake, por e turpshme në nivelin më të lartë”, shkruhet në postim.

    Publikimi i këtij materiali ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me fansa dhe ndjekës që ndahen mes atyre që mbrojnë reperin dhe atyre që kritikojnë ashpër mënyrën e tij të paraqitjes.

    Nga ana e tij, Mozzik nuk ka reaguar ende drejtpërdrejt për këtë çështje, ndërkohë që ora e famshme vazhdon të mbetet temë diskutimi në hapësirat mediatike dhe në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark