Mozzik emocionon me rrëfimin për Kadri Veselin: More Gramoz, unë kom mujt mos me kanë gjallë hiq - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mozzik emocionon me rrëfimin për Kadri Veselin: More Gramoz, unë kom mujt mos me kanë gjallë hiq

    Insajderi
    14 September 2025 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Reperi i njohur Mozzik ka ndarë sot një moment tejet emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi me Kadri Veselin, ish-kryetarin e PDK-së, i cili aktualisht po gjykohet në Hag

    Mozzik ka treguar disa histori prekëse nga takimi me Veselin, përfshirë momentin kur e vizitoi në Hagë për t’i shprehur ngushëllimet për humbjen e prindërve të tij, shkruan IndeksOnline.

    “Në Hagë, mes katër muresh, kur i shpreha ngushëllime për prindërit e ndjerë, më tha me dhembje burrash: ‘Vallai, shprehi ngushëllime vllaznive t’mi e familjes, se nuk e di a kam mujt me iu nejt gati shumë…’”, ka shkruar Mozzik, duke treguar dhe një tjetër detaj të rëndë që ia tha Veseli:
    “More Gramoz, unë kom mujt mos me kanë gjallë hiq.”

    Reperi shton se për të, në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe se nuk dëshiron të dëgjojë asnjë koment politik lidhur me këtë çështje.

    Mozzik e ka përmbyllur postimin e tij me mesazhe solidariteti për të gjithë të akuzuarit në Hagë, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark