Reperi i njohur nga Ferizaj Getinjo është bërë pjesë e Shtëpisë më të Famshme në Kosovë. Ka qenë banori i parë që ka shkelur në Big Brother Vip Kosova.
Për qëndrimin e tij brenda për Insajderi ka folur vëllai i tij, Gramoz Aliu i njohur me emrin artistik “Mozzik”.
Ai është shprehur se Geti është i njëjti si në shtëpi.
Në një moment shprehet se është për “msysh”.
“Për msysh është Geti. I qetë pozitiv. Më kënaqi, Geti është i njëjti qysh është në shtëpi”, ka thënë Mozzik.
Theksojmë se Geti ka marrë vëmendjen e publikut me disa nga deklaratat e tij, të dhëna deri tani.
Si ajo që “toka është e rrafshët” e se “sorra është krijesa më e mençur.
Ndërkohë sot shënohet dita e 7 e qëndrimit të banorëve brenda kësaj shtëpie./Insajderi