Mozzik kapet me VV’në: Tregoni që Hekurani e Dimali iu bënë presion të më ndalni në aeroport - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mozzik kapet me VV’në: Tregoni që Hekurani e Dimali iu bënë presion të më ndalni në aeroport

    Insajderi
    23 September 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Gramoz Aliu, i njohur me nofkën Mozzik, është deklaruar lidhur me rastin e orës ku ndër të tjera ka thënë se akterë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kthyer në personale me të.

    Mozzik në shkrimin e tij ka thënë se ajo çka ka ndodhur me orën e tij ishte skenar i përgatitur nga vetë këngëtari. Sipas tij, iu është thënë se ka pasur presion nga Hekuran Murati dhe Dimal Basha që të ndalej në aeroport, shkruan Insajderi.

    Postimi i plotë:

    Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë.

    Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

    Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë.

    Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni . I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro .

    Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendësve të mi ndaj meje?!

    Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush .

    Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare! /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark