Mozzik është reperi më i komentuar i momentit dhe emri i tij është më i lakuari në media e rrjete sociale.
Përveç anës profesionale për të cilën është komentuar gjatë, reperi s’i ka shpëtuar dot as lajmeve lidhur me jetën e tij private.
Historia e dashurisë së tij me Loredanën i ngjan një “telenovele”, në të cilën jemi tashmë të gjithë të përfshirë.
Fansat mendojnë se ata janë në kulmin e lumturisë dhe tashmë familja e tyre e bukur është bashkuar, mirëpo reperi na bëri konfuzë të gjithëve me postimin e fundit në InstaStory.
Mozzik ka publikuar një deklaratë e cila shkruan:
“Jam i trishtuar, po buzëqesh. Kjo është jeta ime.”
Këto fjalë u morën si një përshkrim i situatës aktuale të Mozzik, duke bërë merak fansat e tij.
Nuk e dimë nëse kjo lidhet me gjendjen e tij aktuale, raportin me Loredanën apo diçka tjetër.