Mozzik reagon pas raportimeve se u arrestua - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Mozzik reagon pas raportimeve se u arrestua

    Insajderi
    17 September 2025 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu, ka reaguar pas raportimeve në media se ai ishte arrestuar mbrëmë.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, Mozzik tha se ka dhënë deklaratë në prezencë të avokatit të tij, Arianit Koci, për çështjen që lidhet me orën e dorës “Richard Mille”.

    Ai i quajti të pavërteta raportimet për arrestim dhe borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

    “Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille në airoportin e Prishtinës. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje. Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve qe po shkruani keq !”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark