Mozzik "thumbon" Labin pasi ia dha një mijë euro punëtorit të KEK'ut? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mozzik “thumbon” Labin pasi ia dha një mijë euro punëtorit të KEK’ut?

    Insajderi
    24 June 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari dhe humanisti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka shpërndarë një fotografi të një punëtori të KEK-ut, i cili shihet duke kryer punë të rënda dhe ka ofruar publikisht një shpërblim prej 1000 eurosh si dhe një drekë në restorantin e tij.

    Mozzik ka bërë një reagim, që nuk dihet nëse është në drejtim të këngëtarit Labinot Tahiri, por që flet për bamirësi në heshtje.

    Bëje të mirën dhe gjuaje në det – jo për t’u kthyer, por se ashtu ta thotë zemra.

    Sepse e mira s’është peshk që e hedh për ta zënë prapë, por bekim që e lëshon pa pritur duartrokitje. Kush e reklamon të mirën, s’e ka bërë për hir të saj – por për veten, për lavdinë, për pëlqimet.

    E vërteta e bamirësisë është heshtja, jo ‘story’-t”“, thuhet në reagimin e Mozzikut në ‘Instagram’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark