Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës është furnizuar me pajisje për shuarjen e zjarrit.
Ky furnizim i kushtoi MPB-së 4.831,29 euro, shkruan Indeksonline.
Kontrata iu dha dje grupit të operatorëve ekonomik “PROGLOBAL SH.P.K.; PASTOR KOSOVA Sh.p.k.”.
Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ishte 9.992,00 por që kriter i dhënies së kontrates ishte çmimi më i ulët.
Kontrata është në kohëzgjatje prej një muaji.