×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së VV’së

    Insajderi
    13 September 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është vëllai i deputetes së “Lëvizjes Vetëvendosjes”, Shqipe Metaj.

    Në këtë konkurs janë paraparë kriteret e pranimit të kandidatëve e ku si kriter specifik është paraparë: Njohja e gjuhës Angleze, niveli B2.

    Por, tek verifikimi paraprak nga menaxheri i personelit të MPB-së, kandidatet të cilët e kanë kaluar verifikimin paraprak nuk e kanë plotësuar këtë kriter specifik, d.m.th. njohjen e gjuhës Angleze, niveli B2.

    Tre kandidatë kanë paraqitur ankesa në KPMSHC, por këshilli i ka shpallur të pabaza të gjitha ankesat.

    Burime të portalit “Front Online” bëjnë të ditur se aktualisht kandidatë potencial për këtë pozitë janë 2 kandidatë. Por, MPB-ja po pretendon ta shpall fitues kandidatin e deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës, kandidatin Genc Metaj i cili është vëllai i deputetes së VV-së, Shqipe Metaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark