MPJ dënon sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ dënon sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

    Insajderi
    28 November 2016 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumë-etnik si Kosova.

    “Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komunikuar me ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

    “Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”, ka thënë ministri Hoxhaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark