Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Kryendeshja e javës mes Llapit dhe Ballkanit që ishte vendimtare për titullin kampion, i takoi suharekasve të cilët fituan me rezultat 0-1.
Karrica ishte ai që i dha pikët e arta skuadrës së Ilir Dajës me golin e realizuar në minutën e 74’të.
Në anën tjetër Gjilani fitoi me rezultat 2-1 derbin ndaj Dritës.