Mrekulli: Mjekët kryejnë transplantin e parë të mitrës - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mrekulli: Mjekët kryejnë transplantin e parë të mitrës

    Insajderi
    25 August 2023 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekip prej tetë kirurgësh ka kryer me sukses transplantin e parë të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar. Një grua 40-vjeçare i dhuroi mitrën motrës së saj 34-vjeçare.

    Të dyja gratë janë aktualisht në gjendje të mirë, pas dy operacioneve që zgjatën 17 orë.

    Pacientja, e cila dëshiron të mbetet anonime, ka lindur pa një mitër funksionale për shkak të një problemi të rrallë të quajtur sindroma Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH). Ky problem prek mbi 5 mijë gra në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Ne të gjithë kemi respekt të madh për këto dy gra që kanë ndihmuar kaq shumë të tjera në këtë vend që përballen me traumën e infertilitetit”, tha profesori Richard Smith, Kryetar i shoqatës bamirëse Womb Transplant UK.

    Në maj, gruaja e parë në Spanjë që kishte realizuar një transplant të mitrës lindi në Klinikën Spitalore të Barcelonës.

    Vitin e kaluar, mjekët francezë kryen transplantin e tyre të dytë të suksesshëm të mitrës.

    Transplanti i parë i suksesshëm në Francë u krye në mars 2019 në një paciente që tani është në pritje të fëmijës së saj të dytë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark