Mrekulli në Indi - mbijeton një person nga rrëzimi i aeroplanit, tregon momentet e tmerrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mrekulli në Indi – mbijeton një person nga rrëzimi i aeroplanit, tregon momentet e tmerrit

    Insajderi
    12 June 2025 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një histori mbijetese e jashtëzakonshme ka ardhur nga India, ku një person i vetëm ka shpëtuar gjallë nga një aksident ajror tragjik që përfshiu një aeroplan të tipit Boeing 787-8 Dreamliner.

    Komisioneri i Policisë në Ahmedabad ka konfirmuar se pasagjeri i ulur në vendin 11A ka mbijetuar përplasjes së aeroplanit. Bëhet fjalë për Vishwas Kumar Ramesh, me shtetësi britanike, i cili aktualisht po trajtohet në spital.

    “Është në spital dhe po trajtohet”, ka thënë zyrtari për agjencinë indiane të lajmeve ANI.

    Sipas mediave indiane, Vishwasi ka treguar biletën dhe pasaportën për të konfirmuar identitetin e tij, duke shtuar se gjithçka ka ndodhur në sekonda të numëruara.

    “30 sekonda pas nisjes, ka pasur një zhurmë të madhe dhe më pas aeroplani u përplas. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”, citohet të ketë thënë ai nga shtrati i spitalit.

    Hetimet rreth shkaqeve të rrëzimit të avionit janë ende në zhvillim, ndërkohë që autoritetet po mbledhin të dhëna për pasagjerët dhe për atë që ndodhi në momentet vendimtare të fluturimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark