Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.
Bahtiri këtë e ka bërë të ditur me anë të një videoje të shpërndarë në ‘Facebook’, të realizuar brenda një veture luksoze, e cila besohet të jetë ‘Maybach’-u i famshëm i tij, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë se Liqeni i Ujmanit është mrekulli e dhuruar nga Perëndia.
“Në këtë ditë vjeshte, dola të vizitoj Liqenin e Ujmanit, të cilin na e ka dhuruar Zoti këtë mrekulli dhe këtë pasuri (s’dëgjohet). Natyra mbresëlënëse e këtij liqeni të jep qetësinë e vetë dhe freski për çdokënd që vjen dhe e viziton. Lumet ne që e kemi këtë liqe dhe këtë pasuri, të cilin ne do ta mbrojmë me çdo kusht sepse është pasuri e jona dhe pasuri e cila nuk humbet asnjëherë. Prandaj, ju kisha lut të gjithëve ta dalin ta vizitojnë dhe ta marrin këtë kënaqësi qysh pe marr unë sot”, deklaroi Bahtiri. /Insajderi.org/