“Mrekulli shpirtërore ardhja e Vetëvendosjes në pushtet”, kështu e ka cilësuar aktori Enver Petrovci ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.
Petrovci në një postim me 3 janar, kishte listuar katër mrekullitë shpirtërore në pesë vitet e fundit në Kosovë.
Në mesin e disa shfaqjeve dhe koncerteve, bënte pjesë edhe “Vetëdijesimi politik i popullit shqiptar që solli Vetëvendosjen në krye të vendit”.
Se është një militant i Kurtit, Petrovci e ka shfaqur edhe në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”, ku ka ofenduar rëndë udhëheqësit e UÇK’së teksa thurte lavdata për Kryeministrin.
Sipas tij, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje. Pëtrovci e ka shtrembëruar totalisht të vërtetën duke thënë se “lufta i ka bërë këta”, pa e përmendur faktin se në fakt këta e kishin bërë luftën.
“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë.” – ka thënë Petrovci.