Mrika Krasniqi Shala: Fëmijët me nevoja të veçanta – prioritet i yni i përbashkët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Mrika Krasniqi Shala: Fëmijët me nevoja të veçanta – prioritet i yni i përbashkët

    Insajderi
    04 October 2025 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se prioritet do jenë fëmijët me nevoja të veçanta.

    Ajo tha se këta fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dashuri, përkrahje dhe mundësi të barabarta.

    “Në rrugëtimin tim si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga PDK, me numrin 6, një nga angazhimet më të thella që mbaj në zemër janë fëmijët me nevoja të veçanta. Këta fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dashuri, përkrahje dhe mundësi të barabarta. Ata janë pasuria jonë e përbashkët, forca që na mëson çdo ditë durim, guxim dhe mirësinë njerëzore”, tha ajo.

    Tutje, ajo ka shpalosur edhe planin se si do i mbështestin.

    “Është koha për: ● Investim në qendra dhe shërbime profesionale për zhvillimin dhe rehabilitimin e tyre. ●Mbështetje financiare dhe psikologjike për prindërit dhe familjet. ● Përfshirje të plotë në arsim dhe aktivitete kulturore e sportive. ●Trajnim të kuadrove profesionale që punojnë me ta, në mënyrë që secili fëmijë të ketë kujdesin që meriton. Zëri im në Kuvendin Komunal do të jetë zëri i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe i familjeve të tyre. Sepse një shoqëri e drejtë matet me kujdesin që i kushton më të ndjeshmëve. Unë, Mrika Krasniqi Shala – kandidate nga PDK, nr. 6, jam e vendosur që ky vizion të bëhet realitet. Së bashku mund të ndërtojmë një Gjilan më të drejtë, më të barabartë dhe më njerëzor”, ka shkruar kandidatja me numrin 6.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark