Mrika Krasniqi Shala me zotim për nënat dhe gjyshet gjilanase: Një shumë simbolike mujore për respekt dhe falënderim - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Mrika Krasniqi Shala me zotim për nënat dhe gjyshet gjilanase: Një shumë simbolike mujore për respekt dhe falënderim

    Insajderi
    11 October 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mrika Krasniqi Shala, ka ndarë një mesazh për vjehrrat dhe gjysheve gjilanase.

    Krasniqi Shala, tha se nëse fiton besimin e qytetarëve, do të propozojë që këtyre grave të përkushtuara t’u ndahet një shumë simbolike mujore, si shenjë respekti e mirënjohjeje për rolin e tyre në rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.

    Sipas saj, ky zotim buron nga realiteti i çdo shtëpie në Gjilan, ku dashuria dhe përkujdesja e gjysheve janë shtylla e familjes.

    “Një komunë që vlerëson nënat dhe gjyshet, ndërton të ardhme me më shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore,” tha ajo, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të votojnë për “ndryshimin që vjen nga zemra”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark