
Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Mrika Krasniqi Shala, ka zhvilluar sot një takim me studentët gjilanas, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Riad Rashiti.
Në këtë takim u theksua rëndësia e rinisë si forca kryesore për zhvillimin e qytetit dhe të vendit.
“Rinia është forca më e madhe e së ardhmes sonë. Me idetë, vizionin dhe energjinë e tyre, ata janë garancia më e mirë për zhvillimin e Gjilanit,” u shpreh Krasniqi-Shala.
Ajo theksoi përkushtimin e PDK-së dhe të saj personalisht për të qenë gjithmonë pranë të rinjve, duke ofruar hapësira për avancim, mbështetje për ide të reja dhe mundësi për realizimin e ëndrrave të tyre.