Mrika Krasniqi Shala u bën thirrje qytetarëve të “Reshat Ymerit”, “Abdullah Preshavës” dhe “Dheut të Bardhë” ta mbështesin në zgjedhje - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Mrika Krasniqi Shala u bën thirrje qytetarëve të “Reshat Ymerit”, “Abdullah Preshavës” dhe “Dheut të Bardhë” ta mbështesin në zgjedhje

    Insajderi
    09 October 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kuvendin Komunal të Gjilanit, Mrika Krasniqi Shala, ka bërë thirrje për mbështetje nga banorët e lagjeve “Reshat Ymeri” (7 Korriku), “Abdullah Preshava” dhe “Dheu i Bardhë”.

    Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ajo ka kërkuar që në këto zgjedhje t’u jepet besimi atyre që me të vërtetë e ndjejnë përgjegjësinë për komunitetin dhe jo atyre që, sipas saj, për katër vite me radhë nuk kanë dëgjuar zërin e banorëve.

    “Mos i votoni ata që për 4 vite rresht nuk e kanë dëgjuar zërin tuaj, që e kanë harruar lagjen tuaj dhe që nuk kanë sjellë asnjë investim real në infrastrukturë, punësim apo në çështjet që prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, ka thënë Krasniqi Shala.

    Ajo ka theksuar se vizioni i saj është ngritja e zërit të qytetarëve të anashkaluar dhe kthimi i dinjitetit në vendimmarrje lokale.

    “Së bashku mund ta ngremë zërin e qytetarëve të anashkaluar, ta kthejmë dinjitetin dhe të sjellim zhvillim e mundësi për të gjithë,” ka shtuar ajo.

    Mrika Krasniqi Shala garon me numrin 6 në listën e PDK-së (nr. 191) në zgjedhjet komunale në Gjilan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark