MSh deklarohet pas takimit me kryetarët e komunave ku u diskutua për masat e reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    MSh deklarohet pas takimit me kryetarët e komunave ku u diskutua për masat e reja

    Insajderi
    07 October 2021 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Kosovës për diskutuar për situatën me pandeminë.

    Pas këtij takimin janë deklaruar nga ministria.

    Sipas ministrisë në këtë takim u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

    ‘U. D. Ministrja Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

    “U. D. Ministrja Gexha dhe Ministri Krasniqi, falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pas parasysh se përballja me pandeminë COVID – 19, kërkon përkushtimin e të gjithëve në kapacitete maksimale.
    Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19″, përfundon njoftimi përcjell Insajderi.org

    Ndërkohë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që një ditë pas zgjedhjeve të mos mbahet mësimi, por të dezinfektohen shkollat, pasi aty do të bëhet procesi i votimit. Tutje është kërkuar të hiqet ora policore dhe mbajtja e maskave.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark