MSH del me raport - ky është numri i rasteve të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH del me raport – ky është numri i rasteve të reja

    Insajderi
    23 May 2022 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

    Gjatë kësaj kohe është raportuar vetëm një rast i ri i infektuar me këtë virus.

    Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    23 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Nga 398 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 157.

    ➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark