MSh-ja e Gazës: Mbi 20 njerëz kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes që nga fillimi i luftës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    MSh-ja e Gazës: Mbi 20 njerëz kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes që nga fillimi i luftës

    Insajderi
    06 March 2024 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 20 njerëz kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit që nga fillimi i luftës në Gaza.

    Në këtë shifër, përfshihet edhe një djalë 15-vjeçar i cili u deklarua i vdekur në kompleksin mjekësor Al-Shifa.

    Fëmija më i vogël që vdiq nga uria dhe mungesa e kujdesit mjekësor ishte njëditëshe, shkruan CNN.

    Banorët e Gazës kanë thënë se fëmijët po vdesin nga uria dhe nënat nuk mund t’i ushqejnë me gji foshnjat e tyre.

    Ndërkaq, numri i njerëzve të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza u rrit në të paktën 30 mijë e 717 me mbi 72 mijë të plagosur që nga 7 tetori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark