Ministria libaneze e Shëndetësisë ka thënë se të paktën 45 persona janë vrarë vetën gjatë ditës së djeshme në Liban.
Në njoftimin e kësaj ministri thuhet se gjatë kësaj periudhe janë plagosur 179 persona, shkruan CNN.
“Sulmet kishin në shënjestër qytete dhe fshatra në Libanin jugor dhe lindor, duke përfshirë Nabatiyeh, Beqaa, Baalbek dhe rajonin jugor”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Këto shifra, e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1 mijë e 750 dhe atë të plagosurve në 9 mijë e 67 të tjerë, që nga 16 shtatori.