Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Arben Vitia, do të paguaj 20 mijë euro qira në muaj për akomodimin e stafit të tri inspektorateve. Sipas kontratës së publikuar nga kjo ministri vlera totale për 60 muaj është 1 milionë e 242 mijë euro, dhe objekti ndodhet në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Gazeta Insajderi
Sot MSH, ka shpallur fitues të kontratës 1,242,000.00€, ofertuesin “Olti Trasing ShPK”.
Kjo kontratë u dha për marrjen me qira të një objekti.
Sipas njoftimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, objekti do të shfrytëzohet për akomodimin e stafit të tri inspektorateve: Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar.
Kjo kontratë u dha për 60 muaj, e që me llogaritje i bie që MSH do të paguaj 20.700€ në muaj.
“Mbështetur në kërkesën me numër protokolli 05-5178, Divizioni i Komunikimit me Publikun, bazuar në thirrjen publike të Ministrisë së Shëndetësisë me datën 21.05.2024, për marrjen me qira të një objekti për akomodimin e stafit të tri inspektorateve: Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar, njofton se pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve nga Komisioni vlerësues, Ministria e Shëndetësisë shpërblen me kontratë ofertuesin “Olti Trasing ShPK” (Rr. Bill Klinton, Prishtinë). Vlera totale e ofertës së përzgjedhur është 1,242,000.00€ për 60 muaj“, thuhet në njoftim.
Cilat ishin kriteret e MSH-së?
Në thirrjen që ishte hapur me datën 21.05.2024, janë dhënë edhe disa kritere që duhen plotësuar nga personat për dhënie me qira të objektit.
Aty thuhet se objekti duhet të ketë hapësira për zyra dhe shërbime prej 1300 deri 1400 metër katror.
Po ashtu kërkesë tjetër ishte që të mos jetë larg nga qendra si dhe të ketë ngrohje.
Kriteret e kërkura nga MSH: