Xhezali Hashimi, 65 vjeçari nga Podujeva, njihet për veprimtarinë e tij të veçantë.
Thuajse gjatë gjithë jetës, ai ka msitnuar 627 çifte, duke e pasur tashmë epitetin edhe “Msiti i Llapit”.
Bashkimin e çifteve ai kishte nisur ta bëj qysh 18 vjet, dhe vazhdon edhe në këtë moshë.
Shumë vajza e djem si në Kosovë dhe jashtë saj tashmë janë bashkë, shkaku i tij.
Por kjo nuk është gjithçka që e veçon “Msitin e Llapit”.
Ai kur ishte i ri e ka msitnuar babain e tij, pasi njëjti kishte kërkuar një grua të dytë.
Kjo njihet edhe si msitnia e parë e Hashimit, punë të cilën s’e ka ndalur më asnjëherë.