Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se është duke punuar në rregullim e tregut të naftës në Kosovë. Madje e para e MTI po thotë se është duke u a vë drynin edhe atyre që nuk kanë licencë për të shitur derivate.
“Kemi luftuar seriozisht informalitetin në këtë sektor dhe si rezultat tashmë kemi rritje substanciale të pikave të karburatit të licencuara. Prej 375 pikave të shitjes që kanë qenë pa licenca, kemi arritur ta zvoglojmë numrin e tyre në vetëm 33, ndërsa deri më tani janë mbyllur 25 pika të shitjes për ushtrim të veprimtarisë pa licenca”, ka treguar Bajrami.
Ajo ka thënë se inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka rritur efikasitetin duke bërë kontrollin e vazhdueshëm të operatorëve ekonomik që merren me shitjen e derivateve të naftës si me pakicë po ashtu edhe me shumicë.
“-Këto përpjekje do të vazhdojnë pa ndërprerë në funksion të luftimit të informalitetit dhe evazionit fiskal dhe në të mirë të mbrojtjes së konsumatorëve”. /Gazeta Fjala/