MTI vendos reciprocitet ndaj Serbisë për gaz e naftë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MTI vendos reciprocitet ndaj Serbisë për gaz e naftë

    Insajderi
    22 March 2016 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Avdullah Hoti.

    “Vendimi vjen pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme”, shkruan Hoti në Facebook.

    Sipas tij nga sot, Kosova nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia derisa vendimi ka nisur të zbatohet nga Dogana e Kosovës nga mbrëmë në orën 24:00./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark