"Mua më qan zemra të jem prapë me ty" - Egli ia pranon në sy Gjestit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Mua më qan zemra të jem prapë me ty” – Egli ia pranon në sy Gjestit

    Insajderi
    04 April 2025 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment emocional ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat në dhomën e gjumit, duke diskutuar për ngjarjet e ditës së djeshme.

    Teksa shkëmbenin fjalë mes tensionit dhe emocioneve, Egli u pa e mërzitur dhe në lot, duke i shprehur hapur Gjestit se ende ka ndjenja për të. “Mua më qan zemra që të jem prapë mirë me ty”, u shpreh ajo, duke treguar hapur dilemat e saj për raportin që ata kanë pasur.

    Nga ana tjetër, Gjesti i qëndroi mendimit të tij duke i sugjeruar që të mos ndjekë vetëm zemrën, por edhe arsyen. “Ndiq zemrën, ha edhe një herë sa krahu se nuk u ngope herën e parë”, ishte një nga frazat e tij që e tensionoi edhe më shumë situatën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark