Muhamed Arifi: Më së shumti në botë e urrej me i ngacmu femrat rrugës - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Showbiz
  • Insajderi

    Muhamed Arifi: Më së shumti në botë e urrej me i ngacmu femrat rrugës

    Insajderi
    27 November 2020 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse në serialin “Fara e Flliqt” vazhdimisht e dëgjojmë “Liridonin” duke përdorur gjuhë eksplicite, në jetën reale është e kundërta e kësaj.

    Madje, Muhamed Arifi thotë se gjëja që e urren më së shumti në botë, është ngacmimi i femrave në rrugë.

    “Më së shumti në botë e urrej me i ngacmu femrat rrugës, është seni më i poshtër në botë që mund të ndodhë. Është e pahijshme me i fishkëllye një femre, budallakia më e madhe në botë”, është shprehur Muhamedi në “Dhoma e Rrëfimit”.

    Ndërsa sa i përket gjuhës eksplicite, ai thotë se kjo nuk përbën ndonjë problem.

    “Ne gjuhën e rrugës që e kemi përdorë e kemi marrë dhe e kemi qitë në serial. Se kështu flitet, njerëzit tash veç janë liru. Ka shumë raste kur njerëzit më thonë se na keni liru se na e keni çel gojën, jo vetëm njerëzit e thjeshtë por edhe ata që janë nëpër pozita”.

    Shiko emisionin e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark