Muharremi ndanë statistika- Sa më pak edukim, aq më shumë përkrahje për VV'në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremi ndanë statistika- Sa më pak edukim, aq më shumë përkrahje për VV’në

    Insajderi
    26 June 2025 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Shenoll Muharremi, ka interpretuar disa statistika të omnibusit që krahasojnë nivelin e edukimit në raport me përkrahjen e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Muharremi, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ thotë se përkrahja më e larta e LVV’së vjen nga ata që kanë disa vite të shkollës fillore, prej 54,70 për qind, shkruan Insajderi.

    “Ndërsa ata me shkollë fillore e përkrahin me 40,10 për qind”, thotë Muharremi.

    “Personat që e përkrahin me disa vite të shkollës së mesme janë 45.80%, e ata me shkollë të mesme 38.50%. Gjithashtu studentët e përkrahin me 38.00%”, shton tutje analisti.

    Sipas Muharremit, niveli më i ulët  vjen nga ata me fakultet, magjistraturë dhe doktoraturë.

    Me fakultet 32.80%, ndërsa me magjistraturë ose doktoraturë më së paku me vetëm 23.60%”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark