Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxhiri është deklaruar rreth takimeve të kryeministrit Kurti me liderët e partive opozitare, shkruan Insajderi.
Muhaxhiri ka deklaruar se Kurti ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas darkës që ka pasur me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi.
“Ka lyp edhe një takim prapa të drejtpërdrejtë me zotëri Adixhikun për me bind me ja dhënë votat për më shku në zgjedhje..pas darkës që e ka pasë me liderin e PDK-sëi është bërë edhe një kërkesë Abdixhikut për me pasë një takim të drejtëpërdrejtë dhe ka refuzu se ne e kemi marrë një qëndrim se nuk ban me shku në këso llloj zjgedhje.”, tha Muhaxheri në rtv 21.
Theksojmë se nga partitë opozitare, takimin me Kurtin e ka pranoi vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
/Insajderi