Muhaxheri tha se kriter për tender ishte përkatësia politike, reagon opozita: Arroganca dhe tallja me taksat e qytetarëve nuk kanë vend në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri tha se kriter për tender ishte përkatësia politike, reagon opozita: Arroganca dhe tallja me taksat e qytetarëve nuk kanë vend në Pejë

    Insajderi
    17 September 2025 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Berat Ganiqi nga LVV në Pejë ka reaguar pas raportimit të Insajderit se Komuna e Pejës i ka ndarë një tender kompanisë “BK – CONSTRUCTION SH.P.K”, e cila udhëhiqet nga një mbështetës i LDK-së. 

    Ganiqi tha se nuk ka mundur të besojë se Muhaxheri ka thënë që “kriter për dhënien e tenderit ka qenë përkatësia politike”.

    Po thotë kriter për dhënien e tenderit ka qenë përkatësia politike! Njëherë nuk i besova lajmit, hyra e lexova dy-tre herë, por Gazmendi kështu paska deklaruar. Arroganca dhe tallja me taksat e qytetarëve nuk kanë vend në Pejë“, ka shkruar ai.

    Insajderi ka raportuar sot se Komuna që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, më 16.09.2025 ka nënshkruar një tender për “Ndërtimin e kanalizimit fekal në lagjen Kristal Xhemajl Kada”.

    Kompania që fitoi kontratën është BK – CONSTRUCTION SH.P.K me një vlerë prej 87,625.00 euro.

     Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i kontaktuar nga Gazeta Insajderi, ka deklaruar se “kriteri ishte përkatësia partiake”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark