Kryetarës së degës së LDK-së në Gjermani të premten i është ndaluar pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri tha se Gërvalla ka bërë gabim, kur tentoi të futet në mbledhjen e KP-së.
“Nësë sje i thirrun me marrë pjesë në një mbledhje nuk ja vlen me shku dhe me vendos vetën në pozitë të keqe”, tha ai në një intervistë me RTV Dukagjini.
Donika Gërvalla e pati të pamundur që të jetë pjesë e mbledhjes pasi që është penguar dhe tërhequr nga sigurimi. /Insajderi.com