Muhiq: Skenari ishte të vritej Zaevi, Sela dhe të shpallej “Gjendja e luftës” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhiq: Skenari ishte të vritej Zaevi, Sela dhe të shpallej “Gjendja e luftës”

    Insajderi
    06 May 2017 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Depteti i LSDM-së Ferid Muhiq në dekleratë për “Al Jazeera”  ka vlerësuar se caku i sulmeve të demonstruesve të dhunshëm në kuvend ka qenë shpallja e situatës të jashtëzakonshme në Maqedoni, skenar ky i cili ka qenë i përgatitur.

    “Qëllimi i sulmit ishte  vrasja e dy apo tre deputetëve, Zoran Zaevin, Zijadin Selën si dhe një apo dy demonstrantë të dhunshëm me qëllim që situata të eskalojë e më pas të shpallet situatë e jashtëzakonshme  për të cilën ishte i përgatitur skenari“ ka deklaruar Muhiq.

    Sipas tij, deputetët nga kuvendi janë nxjerrë me automjete të blinduara nga njësitet speciale dhe janë në një kazermë në Shkup.

    Muhiq thotë se edhe pse shanset janë të minimizuara ende ekziston mundësia që në Maqedoni të ketë luftë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    31 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark