Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, i ka reaguar Saranda Bogujevcit, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, në lidhje me rregulloren.
Haliti tha se ajo është shkelur me rastin e replikës së deputetit të VV-së, Armend Muja.
“Më vjen keq, por Rregullorja vlen për të gjithë, edhe për ty. Me leje tëndën, zoti Muja e uzurpoi foltoren e Kuvendit të Kosovës pa pasur të drejtë për replikë në pikën në fjalë. Ju kisha lut që ta respektoni Rregulloren për të gjithë. Rregullorja nuk është për t’u shkelur kur një diskutues i një partie tjetër që ka fuqi votash më shumë”, i tha Haliti nënkreytares Bogujevci.
Pas kësaj vërejtje, reagoi Bogujevci, e cila tha se nuk e ka shkelur Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
“Më duhet të jap një sqarim. Nuk e kam shkelur Rregulloren”, tha ajo.