Muja: Gënjeshtër dhe plan i ligë i opozitës, paga minimale do të kalonte edhe pa votat e Srpskas – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Gënjeshtër dhe plan i ligë i opozitës, paga minimale do të kalonte edhe pa votat e Srpskas

    Insajderi
    14 June 2022 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e opozitës se votat e Listes Serbe ishin vendimtare që të kalohej Projektligji për Pagën Minimale.

    Muja ka thënë se Projektligji do të kalonte edhe pa votat e Listes Serbe raporton Gazeta Express.

    “Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte”, ka shkruar ai.

    Deputetja e AA-së, Albana Bytyçi, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe për të miratuar këtë projektligj, që “përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark