Muja: Jeni bo milionerë me vetura e vila e po kërkoni Trust, kjo s’ka logjikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Jeni bo milionerë me vetura e vila e po kërkoni Trust, kjo s’ka logjikë

    Insajderi
    26 May 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja është shprehur sërish kundër tërheqjes së 30% nga Trusti Pensional.

    Muja ka kritikuar ashpër opozitën e cila është pro kësaj iniciative.

    Ai tha se kërkesa për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti, ka për qëllim që të përfitojnë të pasurit.

    “E njëjta është edhe te Trusti. Kërkesa për Trustin e ka qëllimin që të përfitojnë 60 mijë qytetarë, kryesisht shtresa të pasura të shoqërisë. Pra, janë bërë disa milionerë këtu që kanë qenë në pushtet qe një dekadë, tash iu ka shtrenjtu rryma edhe po ankohen. Villat edhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vetë”, tha ai.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark