Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Armend Muja, ka folur për deklaratat e deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës për rastin e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai në seancën e sotme, ka thënë se kompania serbe “GEN” është ardhur në Kosovë nga PDK-ja.
“Ajo çfarë ne dimë se kompania e ashtuquajtur serbe “GEN” ka filluar të punojë në Kosovë në vitin 2008, kurse kontratat e fundit me të i kemi nënshkruar në vitin 2020 dhe këto kontrata i ka nënshkruar Njazi Thaçi. E ka pru PDK-ja GEN-in këtu”, ka thënë Muja.
Berishaj i cili është ambasador i Kosovës, në Kroaci i emëruar nga qeveria Kurti, përflitet në një rast për shpëlarje parash që kanë të bëjnë me kompaninë GEN. /Insajderi