Muja për targat: Siç paralajmëroi Kurti, do të përshpejtohet marrëveshja për normalizim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja për targat: Siç paralajmëroi Kurti, do të përshpejtohet marrëveshja për normalizim

    Insajderi
    24 November 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për arritjen e marrëveshjes për targat, shkruan Insajderi.

    Muja ka thënë se ndodhi ajo çka Kurti paralajmëronte lidhur me dialogun.

    “Dje ndërmjetësi i BE-së njoftoi se ka një ujdi mes Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç ka insistuar kryeministri Kurti, do të përshpejtohet dialogu për marrëveshjen për normalizim. Ishte vendosmëria e Qeverisë së Kosovës për sundim të ligjit që e ka prodhuar këtë efekt. Këto ngjarje manifestojnë një ndryshim rrënjësor të pozitës se Kosovës karshi ngjarjeve në rajon e Evropë”, u shpreh ai.

    “Procesi do të jetë i vështirë, Serbia është e paparashikueshme dhe e pandershme në këtë proces. Për këtë arsye kërkohet mbështetje, LVV-ja ka mbështetur çdo herë interesin e vendit, kërkojmë nga opozita të respektojë këtë parim të rëndësishëm për interesat e vendit”, tha Muja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark