Deputeti i shumicës parlamentare, Armend Muja ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratie të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listen Serbe për bllokimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare për impiantin e ujërave të zeza nē Mitrovicë dhe projekti për reformën e politikës sociale.
Muja përmes një postimi në facebook ka thënë se këto parti ka muaj që bllokojnë marrëveshje me vlerë deri në 100 milion euro.
” PLAS (PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe) ka muaj që bllokon disa marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 100 milion euro. Njëra (1) EBRD/Banka Evropiane për Investime në vlerë 40 milion euro për impiantin e ujërave të zeza në Mitrovicë dhe tjetra për (2) reformën e asistencës sociale me Bankën Botërore (47 milion euro)”, ka shkruar Muja në facebook.
Sipas deputetit Muja kjo është përpjekje për bllokimin e qeverisë Kurti e sidomos pas refuzimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Ky opcion nuklear në jetën parlamentare ka ndodhur edhe më herët, sidomos në rastet kur nuk kemi pranuar projektet e zeza të Vućič për Kosovën”, ka shkruar ai në facebook.