Muja pretendon se PDK, LDK dhe gjyqtarët po orkestrojnë arrestimin e ministrave në detyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja pretendon se PDK, LDK dhe gjyqtarët po orkestrojnë arrestimin e ministrave në detyrë

    Insajderi
    17 July 2025 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka pretenduar se ekziston një koordinim mes LDK dhe PDK dhe sistemit të drejtësisë për arrestimin e ministrave të Qeverisë Kurti.

    Muja me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se LDK po dorëzon kallëzime penale dhe, siç i quajti ai, gjyqtarët e PDK’së nxjerrin vendime, shkruan Insajderi.

    “Nga konferenca e djeshme e PDK-së dhe LDK-së u kuptua qartë: ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë. LDK, si gjithmonë, mbetet vegël e PDK-së. Jemi u përpjekur t’i largojmë nga kjo rrugë, por janë të pandashëm. U ftuan veçmas në takim, nuk erdhën pa PDK-në”, shkruan Muja.

    Skenari i njohur:  LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra. Dita nisi me bllokadë në Kuvend dhe u shoqërua me kallëzime në Prokurori. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë!

    Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit”, thuhet në shkrimin e tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark