Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që e duan për vendin.
Mulaj u shpreh se kjo është një mundësi historike për të votuar dhe për të vendosur për të ardhmen e Kosovës, duke nënvizuar se të rinjtë e sotëm janë të tashmja dhe jo vetëm e ardhmja.
Ai shtoi se qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme ku të rinjtë nuk largohen nga vendi, por qëndrojnë dhe ndërtojnë të ardhmen këtu.
Po ashtu, Mulaj theksoi nevojën për një sistem arsimor cilësor, ku diploma të ketë vlerë dhe të ofrojë mundësi për zhvillim.
Postimi i plotë: